scroll
01

Partnerët

  • Vendorë
  • Ndërkombëtarë
  • Institucionalë
  • Organizata
  • Ojq
  • Mediat

Gjatë reklamimit të produkteve dhe shërbimeve, lansimit të fushatave të ndryshme publike, që kanë për bartjen e informatave tek opinioni publik, “PRESTIGE MEDIA” ka vendosur një partneritet me biznese vendore dhe ndërkombëtare, me institucione shtetërore dhe publike, institucione financiare, me komuna anekënd vendit, me organizata ndërkombëtare, organizata joqeveritare, ekonomi familjare dhe personalitete të rëndësishme të jetës publike.

Ky partneritet është i bazuar në respektimin e të gjitha marrëveshjeve kontraktuale, duke i respektuar rregullat e funksionimit të bizneseve, me qëllim që mesazhi i kompanive reklamuese të bartet me kohë dhe në mënyrë profesionale tek kategoria e definuar paraprakisht e opinionit publik.

Partneriteti i “PRESTIGE MEDIA” është i bazuar në interesin reciprok me klientelën, në profesionalizëm, në respektimin e ligjeve dhe rregulloreve si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal.

Reklamimi në hapësirat publike të kontraktuara nga “PRESTIGE MEDIA”, për partnerët tanë nënkupton bartjen e mesazhit tek opinioni publik, nëpërmes metodave më të sofistikuara të reklamimit nëpër hapësira publike.

02

Shërbimet

PRESTIGE MEDIA posedon ekip profesional të dizajnerëve dhe ekspertëve të IT-së, të cilët mund të bëjnë krijimin e ideve, dizajnimin, shtypjen dhe montimin e të gjitha reklamave.

Stafi i specializuar i kompanisë, në bashkëpunim me partnerët tanë ofron edhe incizimin, montimin dhe lansimin e spoteve reklamuese dhe spoteve televizive.

Përveç pikave të marketingut, PRESTIGE MEDIA mundëson edhe botimin e reklamave në shtypin ditor dhe lansimin e reklamave dhe spoteve në të gjitha televizionet nacionale dhe rajonale.

03

Produktet

Të gjitha produktet dhe shërbimet të cilat i ofron Prestige Media, mund të marrin formën dhe dimensionet e kërkuara nga partnerët dhe klientët tanë.

Produktet kryesore të “Prestige Media” janë ofrimi në shfrytëzim i këtyre pikave të marketingut:

04

Për Ne

PRESTIGE MEDIA është kompani private e themeluar në Prishtinë në shkurt të vitit 2007. Veprimtaria e kompanisë shtrihet kryesisht në ofrimin për shfrytëzim të hapësirave reklamuese në shumicën e komunave të Kosovës, në vendet më të frekuentuara dhe në pozitat më të përshtatshme.

Pikat e marketingut janë të llojeve: megabillborda, billborda, city linghts, flamuj në shtylla elektrike, LED Display TV dhe forma tjera te reklamimit.

Për të gjitha pikat e marketingut kompania posedon leje urbanistike dhe leje të shfrytëzimit të hapësirave publike në komunat respektive.

PRESTIGE MEDIA posedon edhe ekipet profesionale për ndërtimin, vendosjes, montimin, dizajnimin, shtypjen dhe mirëmbajtjen e reklamave.

Të gjitha këto reklama marrin pamjen dhe dimensionin e kërkuar nga kompanitë reklamuese.

 

Për të gjitha hapësirat publike të cilat ofrohen në shërbim të kompanive reklamuese, PRESTIGE MEDIA posedon leje ndërtimi dhe shfrytëzimi të hapësirës publike nga komunat ose institucionet e nivelit qendror, dhe asnjëra prej tyre nuk është në kundërshtim me planet rregullative-urbanistike të qyteteve.

Resurset kryesore të kompanisë PRESTIGE MEDIA janë kapacitetet teknike, personeli dhe menaxhmenti i saj, ekipet teknike të specializuara dhe të trajnuara, administrata efikase, menaxhimi bashkëkohor në pajtim me standardet vendore dhe evropiane.

Për të gjitha reklamat që vendosen në hapësirat tona publike PRESTIGE MEDIA posedon një ekip profesional teknik të cilët bëjnë vendosjen e reklamave dhe mirëmbajtjen e tyre. Në rastet kur kërkohet nga klientët, PRESTIGE MEDIA posedon edhe kapacitete teknike për shtypjen e reklamave në dimensione të mëdha.

Vizioni i kompanisë

Vizioni i PRESTIGE MEDIA është për të qenë lider në vendet ku vepron në fushën e reklamimit të produkteve dhe shërbimeve, duke përmbushur të gjitha standardet ndërkombëtare për cilësi, nëpërmes aplikimit të teknikës së re bashkëkohore, të kombinuar me njohuri të avancuara (know-how), ku përqendrimi kryesor është plotësimi i kërkesave të konsumatorëve.

Misioni

Misioni i kompanisë është perfeksionimi, zgjerimi dhe zhvillimi i produkteve dhe shërbimeve në treg, duke plotësuar nevojat, kërkesat dhe dëshirat e klientëve, dhe njëkohësisht duke aplikuar standardet ndërkombëtare për cilësi.

Të gjitha projektimet, realizimet, kontrollet dhe ofrimet e garancive për punën tonë shkojnë në drejtim të kërkesave të tregut, gjithmonë duke u zotuar për zbatimin me përpikëri të standardeve të ndërtimit dhe instalimit.

Qëllimet

Për të realizuar vizionin e vet, menaxhmenti dhe personali i PRESTIGE MEDIA i ka parashtruar këto qëllime:

  • Dërgimi i mesazhit tek klientët potencialë në kohën dhe vendin e duhur
  • Vendosja e reklamave në kohën dhe vendin e kontraktuar
  • Respektimi i përpiktë i të gjitha pikave të kontratës
  • Përshtatja me nevojat e tregut
  • Rritja e kualitetit
  • Ngritja e nivelit profesional të personelit
  • Aplikimi i trendit të zhvillimit teknologjik
  • Kryerja me kohë e të gjitha obligimeve financiare
  • Pagesa me kohë e të gjitha taksave ndaj shtetit
  • Respektimi i ligjeve dhe rregulloreve
  • Zgjerimi i tregut
  • Plotësimi i kërkesave të klientëve dhe rritja e fitimit

Menaxhmenti

Menaxhimi i kompanisë PRESTIGE MEDIA është i bazuar në metodologjinë e Organizatës Ndërkombëtare për Standardizim (ISO 9001:2000).

Kompania posedon kuadro të kualifikuar në lëminë e marketingut, projektimit, dizajnimit, shtypit, montimit etj.

 .

yOU LIKE OUR JOB?


Want to know more about us

Contact Us

address: 10000 Prishtinë; B.2/2 no.6 – Dardani
Tel: +377 44 616 616; +386 49 211 112
E-mail: info@prestige-media.com





    Close